Një gamë sistemesh (Carrier/Toshiba) për çdo nevojë për ajër të kondicionuar dhe ngrohje/ftohje me vlera shumë të larta të efikasitetit të energjisë, me një dizajn modern dhe besueshmëri rekord. Kampionë te kursimit të energjisë, ato krijojnë një mjedis të rehatshëm për të gjithë familjen
Zgjidhja më e avancuar teknologjike për klimatizimin e ndërtesave të mesme e te mëdha. Sistemet Hidronike dhe VRF qe garantojnë rehati, siguri, besueshmëri, fleksibilitet dhe kursim të energjisë. Ato janë zgjidhja optimale për Vila/Apartamente, qendrat tregtare, zyrat, spitalet dhe hotelet etj.
Në sistemin tonë komfort, teknologjia rrezatuese nga dyshemeja, tavanet ose mure ndërvepron me pompat e nxehtësisë me efikasitet të lartë, pajisjet elektronike për të kontrolluar temperaturën/lagështinë e dhomës dhe njësitë e trajtimit të ajrit.
Building Automatin eshte një sistem automatizimi për të gjithë llojet e aplikacioneve HVAC. Falë BA (BMS)-Siemens funksionimi i impiantit dhe monitorimi mund të kryhet nga një PC ose smartphone në çdo kohë dhe nga çdo vendndodhje
Misioni ynë është të krijojmë komfortin maksimal duke siguruar zgjidhje, produkte, sisteme dhe shërbime të një niveli sa më të lartë, bazuar në zhvillimet më të fundit të teknologjisë dhe mendimit njerëzor, sidomos në fushën e ajrit të kondicionuar.